Edhe Dua Lipa në listën e top 20 artisteve më të dëgjuara të shekullit 21

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Pink është emëruar si artistja më e dëgjuar e shekullit 21 në Mbretërinë e Bashkuar.

Në listën e përpiluar nga PPL, ylli i popit amerikan mposht konkurrencën nga Madonna, Katy Perry dhe Rihanna, të cilët renditen në vendet 2, 3 dhe 4 respektivisht.

Më shumë se një e treta e Top 20 artisteve më të dëgjuara përbëhet nga femra britanike: me këngëtare si Adele dhe Little Mix, të cilat kanë dy pozicione të larta në Top 20.

Pjesë e kësaj liste janë edhe dy artiste shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita është e renditur në vendin e 19-të dhe e ndau gëzimin e saj me fansat përmes publikimit të listës së plotë në rrjetin social Instagram.

“Kjo është e mahnitshme. Në shekullin 21 eh? Mirë njerëz e mora atë. Jam mirënjohëse çdo ditë shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe ta konsiderosh është thjesht i mrekullueshëm. Kthehem në studio atje ku filluan të gjitha”, ka shkruar Rita.

Ndërkohë, pjesë e listës është edhe shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa, e cila renditet pak më lartë, në vendin e 14-të.

Të ngjashme