Enca Haxhia duket tërheqëse me dukjen e re

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, mbetet njëra prej personazheve më të komentuar në estradën shqiptare.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht të reja nga jeta e saj profesionale e personale.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Enca ka lënë gojë hapur fansat e saj përmes disa imazheve të publikuara.

“Po ku ke pas ti najhere ndonjë Enc”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Me një veshje në ngjyrë të zezë dhe disa linja rozë, Enca dukjes i ka bashkangjitur edhe flokët gërsheta.

Ndërkaq, “Ku Mete” është projekti i fundit nga këngëtarja, që ka arritur 1.4 milion klikime në platformën YouTube, për vetëm katër ditë. 

Të ngjashme