Enca me imazhe të tjera provokuese nga pushimet në Dubai

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Dubai – këtë vit duket se është shndërruar një nga vendet e preferuara për një pjesë të madhe të estradës shqiptare.

Kjo ka të bëjë edhe me artisten nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale njofton se është duke shijuar disa ditë pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo kësaj radhe ka ndarë një imazh provokues në bikini, në të cilin ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.

“Përshëndetje Dubai, sheikja e vetes time”, kanë qenë fjalët krahas fotografisë.

25 vjeçarja po ashtu mban të veshur një pelerinë ‘Versace’, gjersa vë në dukje një prapavijë të mrekullueshme.

Enca në anën tjetër po shijon suksesin e “Nashta”, të cilën e solli pak javë më parë.

Projekti për pak kohë ka kaluar shifrën e mbi dy milionë klikimeve në YouTube. 

Të ngjashme