Familja Kardashian falënderon zjarrfikësit në Kaliforni gjatë fjalimit në Choice Awards

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian është bashkuar me familjen e saj për të pranuar çmimin për ‘reality show 2018’ në People’s Choice Awards, të dielën në Barker Hangar në Santa Monica, Kaliforni.

Kim u shfaq në skenë bashkë me motrat Khloe, Kourtney, Kendall dhe nënën Kris Jenner.

Kim foli për familjen dhe çmimin ia dedikoi zjarrfikësve dhe përgjegjësve të parë që po luftojnë me zjarret në Kaliforni.

‘Ishte një javë shumë e vështirë në shtëpinë tonë në Calabasas dhe fqinjët tanë. Zemrat tona janë thyer nga zjarret e tmerrshme dhe ata që kanë humbur jetën dhe shtëpitë e tyre si dhe qindra mijëra prej nesh që janë evakuuar nga zjarret’, tha Kim gjatë fjalimit.

‘Pra, çdo gjë që mund të bëjmë është për të ndihmuar. Aq thjesht saqë mund të dhurojmë në organizata që po mbledhin furnizime. Vendi ynë është më i fortë kur bashkohemi. Ne duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Pra faleminderit shumë për të gjithë njerëzit që kanë votuar për ne. Këtë fitore do t’ua dedikojmë zjarrfikësve dhe policisë. Ne me të vërtetë e vlerësojmë atë që keni bërë për të gjithë ne, prandaj lutemi të vazhdojmë të lutemi për sigurinë e të gjithëve’.

kim kardashian family peoples choice awards 2018 034180717

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme