Fifi ka një kërkesë publike për Presidentin e Shqipërisë

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja ferizajase që tash e një kohë është shpërngulur në Shqipëri, ka një kërkesë për Ilir Metën.

Ajo kërkon nga ai t’i japë pasaportën shqiptare!

Në një sesion pyetjesh-përgjigjesh në llogarinë e saj në Instagram, Fifi së fundmi komunikoi me ndjekësit e saj.

Një nga pyetjet e ndjekësve ishte se ‘a posedon pasaportë shqiptare?’ duke qënë se jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Shqipëri.

Këngëtarja është shprehur se nuk e ka dhe me këtë rast i kërkon presidentit Meta që t’ia japi.

“Jo fatkeqësisht. Edhe me thënë të drejtën e du aq shumë me e pas pasaportën me shqiponjë sa s’ka. Zotëri President Ilir Meta, po ua kërkoj pasaportën publikisht,” – ka thënë ajo.

Të ngjashme