Fifi nuk e mbështet vendimin për mbylljen e klubeve të natës në Shqipëri

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Shumë prej artistëve shqiptarë, gjatë ditës së sotme kanë reaguar kundër mbylljes së klubeve të natës.

Një gjë të tillë e ka përkrahur edhe këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e cila është kundër këtij vendimi nga Qeveria e Shqipërisë.

Një një postim në rrjetin social Instagram, nën moton “Kundër Aktit Normativ”, janë ftuar artistë dhe gastronome që të mblidhen përballë Kryeministrisë në orën 20:00.

“Muzika nuk vret, Mos ma mbyll muzikën, Përmirëso kontrollin, Jo Informalitet”, ishin disa etiketime në po të njëjtin postim.

Vlen të përmendet se deri më tani janë organizuar mbrëmje të shumta muzikore në Shqipëri, ku edhe vet këngëtarët shpërndanin imazhe. 

Të ngjashme