Gjashtë paraqitjet provokuese të Dafina Zeqirit në videoklipin e ri

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ditën e sotme ka publikuar bashkëpunimin e ri me reperët: Lumi B dhe Ledri Vula.

Kënga e tyre mban titullin “Aman” dhe është bashkëpunimi i parë si treshe, teksa i katërti i Dafinës me Ledrin dhe i pesti i këngëtares me Lumin.

Artistët vijnë me një paraqitje mjaft atraktive, ndërsa vëmendje të madhe rrëmbeu 31-vjeçarja me secilën paraqitje të saj.

Bukuroshja, e cila shquhet për stilin e veçantë, edhe këtë herë është përkujdesur tejet shumë për pamjen dhe shfaqjen në klipin e ri.

Në pothuajse më shumë se tre veshje të ndryshme të punuara nga Drenusha Xharra, Dafina vjen në formë të mrekullueshme.

Në një sekuencë, Dafina duket mjaft joshëse në bikinet e kuqe me ngjyrë të ndezur ku përreth qafës ka vendosur edhe disa aksesorë ngjyrë ari.

Siç shihet, videoklipi është mjaft unik e veror dhe është prodhim i produksionit “Entermedia”.

Producent i këngës është Deard Sylejmani, i cili gjithashtu është kujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge.

Edhe ky projekt i artistes Zeqiri është pjesë e albumit të ri të saj të titulluar “Dafinë Moj”. 

Të ngjashme