Ina Gjonçi ngjit në skenë veprën e Oriana Fallacit

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Në vitin 1975, shefi i saj, drejtori i gazetës Europeo, i kërkoi Fallacit një shkrim mbi abortin. Gazetarja u kthye pas gjashtë muajsh me tekstin e librit “Letër një fëmije që nuk u lind kurrë”. Shefi nuk ia fali “mosbindjen”, bota fitoi një nga tekstet më të drejtpërdrejtë mbi gruan, dashurinë dhe jetën, transmeton Klan Kosova.

Sot, kur bota vazhdon të jete po aq e pasigurtë, dhe “ligësia vazhdon të qëndrojë si bishe, gati për të të shqyer”, dilema mbi ekzistencën vazhdon të jetë e njëjtë. Teksti i Fallacit, shndërrohet në tekstin e çdo gruaje, me pikëpyetjet e saj. E mbase ngre një tjetër pikëpyetje “Të sjellësh në jetë një fëmijë është detyrë, apo e drejtë morale?”. Ndonëse gjithë jeta nuk vdes…

“Ndihem e çorientuar. Unë nuk jetoj me babanë tënd. E nëse do ta dish nuk me vjen keq fare. Ndonëse rri shpesh e shoh atë derën aty, nga e cila iku sikur nuk kishim për t’i thënë asgjë njëri -tjetrit”. Një grua, me pikëpyetje e dilema, bashkëbisedon me krijesën e saj, duke zbuluar kështu, të vërtetat më të mëdha mbi dashurinë, dhimbjen, e jetën. Teksti i Fallaci-t shndërrohet me tekstin e çdo gruaje.

Akorja Ina Gjonçi do ta sjellë këtë vepër të Oriana Fallacit, në skenën e Teatrit Eksperimental, më datat 19-20 janar në sallën Goethe, ora 19.00. Është hera e parë që kjo vepër dramatizohet për skenën shqiptare. Me një tekst të fortë, kjo vepër është një pamflet për raportet njerëzore dhe dashurinë./gazeta-shqip.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme