Ish-konkurrentja e njohur e “Për’puthen” mesazhe Romeos në koncert

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Pas daljes nga “Për’puthen” Efi po shijon në maksimum jetën e natës bashkë me miqtë që ka krijuar nga programi, Mikela, Erioni e Samiu.

Së fundmi ish-konkurrentët ishin të pranishëm në një nga koncertet e Donaldit dhe Romeos në Kosovë.

Efi duket ta ketë shijuar mbrëmjen dhe ka qenë Romeo ai që i ka marr tërë vëmendjen.

Ajo e ka postuar në disa “story”, Romeon, të cilin e ka komplimentuar për vallëzimin, jo një por disa herë.

Nga shumë ndjekës ky veprim i Efit është konsideruar si flirt.

Po ashtu, një moment tjetër nga kjo mbrëmje ka qenë edhe momenti kur Donaldi ka reaguar i habitur teksa e ka parë Efin e cila mori vëmendjen e mediave rozë që nga paraqitja e parë në “Për’puthen” për ngjashmërinë me moderatoren, Bora Zemani – ish të dashuren e aktorit.

Efi e "Për'puthen" fanse e flaktë e Yll Limanit - GazetaBlic
Efi ish-konkurrente e “Për’puthen”

Të ngjashme