Jennifer Lopez merr vëmendjen me dukjen e saj në klipin e ri

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Lopez vazhdon ta mahnitë botën me dukjen e saj, ndërsa videoklipi i ri është një tjetër dëshmi se ajo është akoma joshëse edhe në moshën 49 vjeçare.

Në videon muzikore të këngës “Te guste”, të cilën e ka realizuar me Bad Bunny, J.Lo ka treguar figurën mbresëlënëse trupore, e veshur me kostum larjeje duke nxitur pëlqime të shumta nga fansat e saj.

“J.Lo po plaket mbrapsht”; “Sikur të jetë 25 vjeçare, çfarë mbretëreshe”; “Duket jashtëzakonisht mirë” – janë vetëm disa prej mijëra komenteve.

Videoja muzikore është lasnuar më 8 tetor në YouTube dhe deri më tani është shikuar shtatë milionë herë.

Në një deklarim të mëparshëm, këngëtarja ka treguar se sekreti i dukjes së saj qëndron në shmangien kafeinës dhe alkoolit.

Njëherësh, ajo ka thënë se stërvitet rregullisht me pesha në palestër dhe se bën gjumë të mjaftueshëm.

Po ashtu, meritën kryesore për figurën e saj trupore e kanë edhe gjenet. “Në familjen time, linjat trupore gjithmonë i kemi fantastike. Kjo është vetëm një pjesë e kulturës sonë”, ka thënë më herët Lopez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme