Jepet premiera kosovare e filmit “Zgjoi”

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Nën patronatin e presidentes, Vjosa Osmani, është dhënë premiera e filmit “Zgjoi”.

Krijimi artistik që u vlerësua me shumë 135mime, vetëm në festivalin “Sundance” mori tre sosh. Aty u rrëmbyen çmimet “Filmi më i mirë”, ai i publikut, ndërkohë që , Blerta Bashollit, iu dha çmimi për regjisoren më të mirë.

Filmi është i bazuar në historinë jetësore të Fahrie Hotit, gruas nga Krusha që i mobilizoi për mbijetesë të vejat, burrat e të cilave u vranë nga forcat serbe gjatë luftës.

Ajo tha se ndihet e privilegjuar në këtë premierë, ku e gjithë audience do të shohin vështirësitë e e pasojat e luftës.

Ndërkohë që me një histori personale shpejt do të realizohet edhe një film, i cili do të jetë i bazuar në jetën e regjisores Basholli, ku fokusi do jetë nga vitet e 90-ta deri në fillimin e luftës.

Të pranishëm në premierë pos Osmanit, ishin edhe kryeministri, Albin Kurti, disa ministra, ambasadorë e një numër i madh i personaliteteve publike. Presidentja tha se pret suksese të mëdha të filmit, përfshirë edhe në Oscar. Filmi në kinematë vendore do të nisë të shfaqet nga data 28 tetor.

Të ngjashme