Kanye West këmbëngul që të ribashkohet me Kim Kardashian, kjo e fundit ka një pikëpamje tjetër lidhur me raportin e tyre

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc në fillim të këtij viti, por duket se Kanye ‘Ye’ West nuk e ka pranuar se çdo gjë mes tyre ka mbaruar.

Reperi 44-vjeçar së fundmi nxiti thashethemet kur iu referua yllit të “Keeping Up With the Kardashians” si “gruaja” e tij dhe u shpreh se ai ende dëshiron që ata “të jenë bashkë”.

Një burim i afërt me Kim tregojë për E!News se megjithëse është e vërtetë, se Ye po mban ende shpresë dhe dëshiron që ata të mund të zgjidhin raportet akoma, themeluesja i SKIMS ka një pikëpamje të ndryshme se si duket e ardhmja e tyre.

“Nuk ka asnjë shans për pajtim në këtë pikë”, tha një burim i afërt me Kim, shkruan E!News.

“Kim nuk është e befasuar nga komentet e fundit të Ye”, ka deklaruar një burim tjetër.

“Ajo e di se ai ka ndjenja dhe nuk nguron t’i ndajë ato. Kanye e ka bërë shumë të qartë se nuk dëshiron të divorcohet dhe dëshiron që ajo të rishqyrtojë këtë”, ka thënë një burim për E!News.

Megjithatë, siç vë në dukje burimi, Kim “u përpoq për një kohë të gjatë” për ta bërë martesën e tyre të funksiononte, por përfundimisht “arriti pikën e saj përfundimtare”.

“Kanye ende shpreson që Kim të ndryshojë mendje, por ajo nuk është e interesuar të ribashkohet”, shpjegoi tutje ky burim.

Foto: Getty Images

Këto deklarata të Ye-së në lidhje me Kim vijnë pasi ajo u pa duke mbajtur duart me yllin e “SNL”, Pete Davidson gjatë një shëtitje në fermën Knott në Kaliforni.

“Ajo po e do këtë kohë në jetën e saj dhe po argëtohet shumë”, shtoi një burim i afërt me yllin televiziv.

Të ngjashme