Këngëtari shqiptar favorit për të fituar festivalin e “Sanremos”

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 09:11 | Nga

Ky mund të jetë viti i Ermal Metës. Këngëtari me prejardhje shqiptare, por që po bën karrierë muzikore në Itali, konkurron edhe këtë vit në festivalin prestigjioz, Sanremo.

Ermali madje konsiderohet si favorit këtë vit, pasi kënga e tij “Vietato Morire” po pëlqehet shumë si nga fansat ashtu edhe nga juria.

Kjo këngë është një kauzë e fortë kundër dhunës në familje, dhunës ndaj gruas, dhunës ndaj nënës, ndaj fëmijës, dhunës ndaj çdo qenie humane. Është një rrëfim autobiografik i kantautorit shqiptar.

Në konferencën e shtypit të prezantimit të pjesëmarrësve të këtij Festivali, Ermal Meta është shprehur se “kjo këngë, e ky tekst nuk është vetëm historia ime që kam fatin ta tregoj. Por është një temë aktuale, që dëshiroj shumë që t’i përkiste të shkuarës e jo të tashmes.”

Festivali i këngës italiane ‘Sanremo 2017’ do të zhvillohet prej ditës së sotme deri 11 shkurt. Ky Festival do të drejtohet nga prezantuesit Karlo Konti e Maria De Filipi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme