Kida sjell këngën e re “Drunk”

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Orhidea Latifi – Kida, ka lansuar sonte këngën e re.

“Drunk” titullohet prurja e re e 23 vjeçares, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Meqë shquhet për stilin unik, Kida edhe në këtë videoklip vjen me paraqitje të mahnitshme skenike.

Tekstin e ka shkruar Nuk, ndërsa për producimin është përkujdesur producenti i njohur Mixey.

Ky i fundit në bashkëpunim me Apollo u kujdes edhe për ‘beat-in’ e këtij projekti.

Klipi atraktiv i është besuar produksionit ‘Entermedia’, i cili qëndron prapa shumë hiteve shqiptare.

Siç tregon në video, konceptin dhe idenë e gjithë kësaj e ka realizuar Diellza Mehmeti.

Kënga tashmë është e disponueshme në kanalin YouTube, e që besohet se do pëlqehet edhe nga fansat e publiku.

Të ngjashme