Kim Kardashian flet për sëmundjen e saj

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian është hapur për betejën e saj të vazhdueshme me psoriazë.

38-vjeçarja ndau një fotografi në instastory të dielën në mëngjes, për të treguar fytyrën e saj.

“Psoriazë në mëngjes”, ka shkruar ajo në foton e shtrirë në krevat, ku i shihen shenjat në fytyrën e saj, transmeton Klan Kosova.

Kim foli për diagnozën e saj gjatë viteve por ka përditësuar fansat duke thënë se gjendja e saj është e mirë por shpesh herë edhe iu përkeqësua.

Psoriaza, e cila nuk ka shërim, është një sëmundje që del në sipërfaqen e lëkurës, duke formuar shenja të kuqe dhe shkakton të kruara por ndonjëherë edhe dhimbje.

kim kardashian instagram march 2019.4258301
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme