Kosovari i dërgon mesazh këngëtarit të famshëm, bëhet virale fotoja

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Një foto e një mesazhi që një kosovar i ka dërguar këngëtarit të famshëm, Zayn Malik, është bërë virale nëpër rrjete sociale.

Ai i është drejtuar me një mesazh në Instagram këngëtarit që numëron plot 42 milionë ndjekës, duke i treguar se fotoja e tij gjendet në pothuajse secilin lokal të berberëve në vend.

“Vllaqko a din që je n’zid te qdo berber shqiptar”, ka qenë mesazhi që ka shkruar ai.

Fotoja është shpërndarë shumë nëpër rrjete sociale dhe ka marrë shumë komente.

Të ngjashme