Lana Del Rey e ka incizuar një album me muzikë country

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Ylli i hitit “Video Games”, Lana Del Rey, e ka realizuar një album me muzikë country.

Këngëtarja e cila pret skepticizëm nga ana e publikut rreth ndryshimit të zhanrit muzikor me këtë projekt, i ka realizuar disa këngë ‘cover’ të muzikës country të cilat i ka përmbledhur në një album, si dhe një përmbledhje tjetër të këngëve folklorike të cilat pritet t’i lansojë së shpejti.

Del Rey me këmbëngulje thotë se në muzikën e saj gjithmonë ka ekzistuar tingulli i muzikës country.

“U ktheva prapa dhe i dëgjova këngët e vjetra si ‘Ride’ dhe ‘Video Games’ dhe mendova me vete, ‘ato tingëllojë paksa country’. Dua të them, ato definitivisht nuk janë këngë të zhanrit pop. Prandaj, të shohim si do të dalë ky projekt”, ka deklaruar këngëtarja për revistën “MOJO”.

Muajin e kaluar, Del Rey e lansoi videoprojektin e radhës me titull, “Chemtrails Over The Country Club”, që është kënga kryesore e albumit të ri dhe të shumëpritur nga publiku. Ajo gjithashtu i ka ngacmuar fansat në Instagram me një postim të ri,

Së fundmi, ylli i hitit “Young and Beautiful” e bëri të ditur lajmin se albumi i saj i ri, do të lansohet më 19 mars të këtij viti. Ajo po ashtu I ka ngacmuar fansat në rrjetet sociale me paralajmërimin e një këngë të re, të quajtur “White Dress”.

Të ngjashme