Merr kritika fotografia e fundit e Arbana Osmanit

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja, Arbana Osmani është mjaft aktive nëpër rrjete sociale, ku publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Në fotografinë e publikuar së fundmi, Arbana ka marrëk kritika për editim të fotografisë. Ndjekësit mendojnë se fotoja ka shumë ndërhyrje dhe se ajo duket ndryshe.

“Çu bëtë të tëra njësoj si binjake me këto ndërhyrje. Ç’të bën leku!”, i ka komentuar një ndjekës, teksa ka marrë përgjigje edhe nga vetë Arbana, e cila i ka thënë se “Njësoj i kemi filtrat”.

“Shumë fotoshop, Arbana. Je më e bukur natyrale!”, i ka shkruar një tjerër.

 “Faleminderit!”- i është përgjigjur moderatorja.


Të ngjashme