Mick Jagger optimist, së shpejti rikthehet turneut

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Mick Jagger mund të kthehet në skenë me “Rolling Stones” ndoshta që në korrik, pasi iu nënshtruaatij që sipas raporteve të mediave, ishte një operacion në zemër në një spital të Nju Jorkut.

75-vjecari Jagger, u detyrua të shtynte një turne të planifikuar në Amerikën Veriore për t’iu nënshtruar trajtimit.

Këngëtari i Rolling Stones, në një postim në Tëitter nga spitali, shkruante:-“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të mbështetjes! Unë ndjehem shumë më mirë tani dhe kam një falënderim të madh edhe për stafin e spitalit që bëri një punë të jashtëzakonshme”.

Edhe pse ai nuk tha se çfarë trajtimi kish marrë, është raportuar se iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e një valvule të zemrës. “Rolling Stones”, kishin planifikuar ndërkohë të fillonin turin e tyre më të fundit, në vijim të këtij muaji.

Top Channel

Të ngjashme