Mimoza Shkodra flet pas ‘dasmës’: Jam beqare, martohem kur të dua

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Disa foto që kanë qarkulluar mbrëmë në media kanë nxitur shumë reagime.
Emri i këngëtares Mimoza Shkodra u lakua sërish por kësaj here për një ‘martesë’ të mundshme me këngëtarin Adrian Gaxha, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të xhirimeve festive ajo u bë ‘nusja’ e kolegut të saj këngëtarë por gjithçka ishte një lojë të cilën ajo shihet se e ka shijuar në maksimum.

Mirëpo edhe sikur të ishte e vërtetë ajo thotë se do ta shijonte njësoj dhe se nuk i intereson fare se çfarë thonë të tjerët dhe se si e komentojnë të gjithë këtë.

‘’Edhe sikur të ndodhte diçka e tillë në të vërtetë , jam Beqare dhe mund të martohem kur të dua unë dhe nuk më intereson fare për mendimet e atyre që nuk kanë me çka me u marrë tjetër pos me punët e huaja’’ ishin disa nga fjalët e Mimozës e cila po ashtu i ka falënderuar fansat për përkrahjen.

Sa u përket projekteve muzikore ajo po shijon suksesin e ‘Mu ma le fajin’ dhe këngës ‘Sot do pi’ ndërsa për t’i ndjekur nga afër kur poston këngë të reja apo edhe për t’i dëgjuar ato të vjetrat që vazhdojnë të jenë të pavdekshme fansat mund t’i bëjnë ‘subscribe’ asaj në kanalin zyrtar në Youtube.

Mimoza Shkodra së fundmi ishte pjesë e rubrikës ‘Kë zgjedh’ e cila vjen në kuadër të emisionit ‘Mirage’ aty ku zgjodhi mes kolegëve të saj dhe intervistën nuk duhet ta humbisni.

View this post on Instagram

Kjo vlen vetem për ata qe akoma nuk e kuptuan qe ka qen vetem nji Show"Lojë" ne OpopLabiParty e bukur dhe shum qesharake qe ka mu transmetu ne KTV "edhe pse si çift boll mire kishim shku☺️" thjesht na ka ra shorti edhe esht për te ju argetu juve për te ju knaq juve naten e vitit e ri . ? Edhe sikur te ndodhte diqka e tillë ne te vertet , jam Beqare dhe mund martohem kur te dua un dhe nuk me intereson fare për mendimet e atyre qe nuk kan me çka mu mar tjeter pos me punet e huaja .? Kurse nji falenderim i madh nga zemra❤️shkon për ata fansa qe me përkrahin gjithmon . Ju përqafoj , faleminderit për komplimentet .???????????❤️faleminderit qe mboni mu ni mire. Ju dua???? Faleminderit edhe prej atyne qe po komentojn palidhje "pom inspironi qe tpunoj akoma ma shum ?"

A post shared by MimozaShkodra (@mimozashkodra) on

 

Të ngjashme