Modelja e njohur për nudo vesh uniformën e bardhë për ta luftuar Coronavirusin (Foto +18)

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Modelja holandeze, e njohur për pozat nudo, ka veshur uniformën e bardhë për të qëndruar në vijën e parë të frontit në betejën kundër COVID-19.

Sofie Woz la punën e saj si modele për të punuar si infermiere në një azil pleqsh në Roosendaal.

28-vjeçarja është kualifikuar si infermiere por ajo braktisi profesionin për të udhëtuar botën dhe të bëhej modele me kohë të plotë.

Ajo është në një lidhje me DJ e njohur britanik, Jonathan Yates, 34 vjeç dhe ndërsa udhëtonte më të botën u takua me një grua holandeze që pozoi për revistën “Playboy”.

Ishte pikërisht kjo grua që i dha indicjen për të filluar realizimin e fotove nudo.

Ajo poston shpeshherë foto artistike plotësisht i zhveshur në rrjetet sociale.

Të ngjashme