Modelja përballet nudo me hajnat, dalin pamjet…

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Një modele është përballur në mënyrën me të sikletshme me një hajdut që kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e saj.

Modelja Danii Banks, 29 vjeçe, ishte duke fjetur kur dëgjoi një zhurmë të fortë. Qentë e saj filluan të lehnin dhe modelja u zgjua për të parë çfarë kishte ndodhur.

Sikurse ishte, nudo, ajo shkoi në dhomat e tjera të shtëpisë dhe aty u përball me një person të armatosur i cili kishte hyrë për të vjedhur. I dyshuari kërkonte para dhe e detyroi modelen që të hapte kasafortën, por brenda nuk gjeti asgjë.

Më pas u largua nga shtëpia. E gjithë kjo skenë është filmuar nga një kamera brenda shtëpisë, pamje të cilat janë publikuar për herë të parë nga “TMZ”.

Danii Banks njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur. Deri tani asnjë arrestim nuk është bërë. Ngjarja ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme