Morena Taraku eksperimenton sërish me dukjen, kësaj radhe qeth flokët

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Ajo që ka zakon të eksperimentojë me dukjet e saj është padyshim këngëtarja dhe modelja Morena Taraku.

Bukuroshja tashmë bionde vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke mbajtur të azhurnuar një milion ndjekësit e saj.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe verore, Morena ka shpenzuar kohën në vende të ndryshme luksoze, ku ka sjellë edhe postime të shumta.

Sidoqoftë, në rrjetin social Instagram ajo ka ndarë disa imazhe, në të cilat shihet se ka qethur flokët, duke i bërë kështu krejtësisht të shkurtra.

Duke pozuar në makinë, krejt kësaj dukje të re ajo i ka shtuar edhe një makijazh me ngjyra të lehta.

Theksojmë se Morena përpos vëmendjes në paraqitjet e saj është duke punuar edhe në një projekt të ri muzikor. 

Të ngjashme