Mourinho refuzon Benfican

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka refuzuar shansin që të ambientohet menjëherë në një skuadër, pas largimit nga “Djajtë e Kuq”.

Sipas “Record”, portugezi ka refuzuar ofertën e Benficas për t’u kthyer në vendlindje.

55-vjeçari mbeti pa punë muajin e shkuar kur u përjashtua nga Old Traffordi, pas formës së dobët.

Benfica ndau rrugët me trajnerin Rui Vitoria më herët këtë muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme