Naser Qeli flet për lidhjen me Aida Doçin dhe martesën e parë

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Aida Doçi dhe Naser Qeli janë çifti më i ri në estradë, njëherësh shumë të komentuar ditët e fundit.

Dyshja pak kohë pasi u fejuan, kurorëzuan dashurinë me martesë, ndërsa këtë ceremoni e organizuan me rrethin e tyre të ngushtë familjar.

Së fundi, çifti ishin të ftuar në një intervistë , teksa rrëfejnë se si lindi dashuria mes tyre, e që u kurorëzua me martesë.

Aida tregoi se fillimisht ata ishin vetëm bashkëpunëtor në muzikë, ngase Naseri ishte menaxheri i saj, ndërsa më vonë filluan të lindnin shkëndijat e dashurisë.

Në anën tjetër, Naseri foli edhe për ndarjen nga bashkëshortja e parë dhe fëmijët që ka nga ajo martesë.

Me këtë rast, këngëtarja tha se ka raporte shumë të mira me fëmijët e bashkëshortit dhe se ata e respektojnë shumë, teksa shton se nuk i pengon fare e kaluara e Naserit.

Në rrjete sociale u komentua shumë një fotografi e publikuar në vitin 2016, në të cilën Naseri e quante Aidën motër.

Ai e komentoi edhe këtë imazh, teksa thotë se nuk ka asgjë të keqe, ngase në atë kohë është ndjerë ashtu, ndërsa më vonë dyshja u dashuruan.

Aida deklaroi se ashtu sikurse çdo vajzë do të dëshironte të bënte dasmë të madhe, por pandemia nuk ua mundësoi një gjë të tillë.

Të ngjashme