Nga kush frikësohet Luana Vjollca? Moderatorja merr truproje edhe në protestë

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Luana Vjollca e ka marrë seriozisht çështjen e sigurisë ndaj vetes, pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje.

Moderatorja ishte një nga personazhet e shumtë publikë që dolën në shesh më katër qershor dhe nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, protestuan kundër abuzimit të fëmijëve të mitur.

Ajo që ra në sy ishte fakti që Vjollca, e shoqëruar nga motrat Marina dhe Lira, kishte edhe truprojë me vete.


Me kapele në kokë dhe me maskën e vënë, Luana kishte vendosur edhe syzet që të mos njihej se kush ishte.Mirëpo kamerave nuk u ka shpërtuar prezenca e bukuroshes së ekranit në protest edhe pse e mirësiguruar.

Vetëm para një jave, Luana Vjollca depozitoi një kallëzim për përndjekje. Moderatorja shprehet para efektivëve të komisariatit nr.1 në Tiranë se një 26-vjeçar nga Koosva e ndiqte këmba-këmbës dhe e ngacmonte.

Nga kush frikësohet Luana Vjollca? Moderatorja angazhon truprojën, e

Të ngjashme