Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Gaia

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka, është bërë të mërkurën nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ivi, janë bërë prindër të një vajze.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Olta ka shfaqur dorën e të voglës së saj të porsaardhur në jetë, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta quajnë Gaia.

“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajsë dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me engjëjt e tij”, ka shkruar Olta në Instagram.

E njëjta ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj, teksa nuk ia ka kursyer fjalët falënderuese për stafin mjekësor të spitalit privat ku ajo solli në jetë vajzën e saj.

Të ngjashme