Pas fotove të Kim Kardashian që “thyen” internetin është dora e një shqiptari

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Fotot e fundit të Kim Kardashian, morën vëmendje të madhe nga mediat botërore.

Shkrepjet e yllit në nisje të shtatorit në intervistën e fundit për “Interview Magazine” ngjallën shumë debat.

Tiparin identifikues, të pasmet, ajo i ekspozoi sërish nën frymën e ëndrrës amerikane, që duket të jetë pak a shumë si vetë Kim, e mahnitshme, vështirë e arritshme por mahnitëse.

Fotot rikthyen trendin e bjondeve teksa Kim guxoi të shkojë edhe më tej, duke lyer edhe vetullat, e veshur në xhinse nga Bottega Veneta.

E në atë që pamë ne dhe e gjithë bota, është bërë nga dora e një shqiptari.

Në kuadër të stafit gjigant, nga fotografja tek grimi, flokët, manikyri e veshjet, një prej pjesëve më kryesore, atë të “retouching” të fotografive mbajnë emrin e një shqiptari nga Kosova.

Kushtrim Kunushevci ka punuar me fotografitë për t’u siguruar që ato të vijnë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u siguruar që të ruhet natyraliteti. Ky proces kërkon shumë punë, durim dhe zgjedhje të mençura gjatë punës me qëllimin e vetëm – fotografia të jetë sa më e mirë e njëkohësisht sa më natyrale!

Kunushevci i cili punon mes Prishtinës dhe Berlinit në portfolion e tij liston punë me revistat më me nam si: Vogue, Playboy, Cosmopolitan, GQ, Elle, Harper’s Bazaar e Marie Claire.

Këtë herë grimi i Kim nuk u kurua nga Mario mirëpo sërish, në një formë ose tjetrën, është një dorë shqiptari që e ka kompletuar paraqitjen e super yllit që bëri shumë bujë, si çdo herë tjetër në këtë dekadën e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme