Pasi e shkarkoi Shqipëria, Panuccin e braktis edhe gruaja

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online
Samanta Togni, mësuese vallëzimi në emisionin e famshëm italian, “Ballando con le stelle”, dhe ish trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, nuk janë më në krahët e njëri-tjetrit.

Ata u njohën në emisionin e televizionit RAI, dhe ishin të lidhur prej tre vitesh, por tashmë, zyrtarisht, i kanë dhënë fund kësaj historie dashurie.

Në një intervistë të dhënë për të përjavshmen italiane “Di Piu”, Samanta Togni pranoi ndarjen:

“Po, është e vërtetë, jemi ndarë. Por nuk kam ndërmend të jap sqarime.”

Një periudhë e vështirë për ish-trajnerin kuqezi, që pas largimit nga Shqipëria tashmë ka humbur dhe të dashurën.

Të ngjashme