Pozat e mrekullueshme të Aurelës në bikini pak pasi u bë nënë

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, para pak ditësh u bë nënë për herë të parë.

Artistja, e cila e ka mbajtur të fshehur shtatzëninë deri në lindjen e foshnjës, mirëpriti një djalë të quajtur Alaron.

Derisa po shijon në masë të madhe periudhën e mëmësisë, ajo po ndan me ndjekësit imazhe e video të ndryshme.

Në këto të fundit, bukuroshja ka shfaqur linjat e bujshme truprore vetëm pak pas lindjes.

Komplimentet në anën tjetër kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në rrjete sociale.

Aurela mes tjerash që një kohë është zhvendosur në Barcelonë, pas martesës me një biznesmen të njohur spanjoll.

Sidoqoftë, ajo nuk ka zbuluar akoma identitetin e partnerit të saj. /Telegrafi

Të ngjashme