Rina Balaj paralajmëron lansimin e albumit “MM”

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Rep-artistja dhe njëherësh këngëtarja, Rina Balaj, ka qenë aktive në rrjete sociale, për të paraqitur punën e saj në industrinë muzikore.

Ajo së bashku me të dashurin Sin Boy, kanë bërë të ditur qysh kohë më parë se janë duke punuar në një album të përbashkët.


Që nga largimi i Rinës nga kompania e mëparshme, ajo ka qenë nën shoqërinë e reperit me prejardhje shqiptare.

Në një postim të fundit nga Rina, ajo ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të publikohet albumi i ri i titulluar “MM”. Albumi përmban një numër të konsiderueshëm këngësh, duke përfshirë edhe këngën “Gigi 2”.


Rina Balaj thotë se fustani i saj i mbrëmjes së maturës u kopjua nga supermodelja Bella Hadid

Së fundmi 20-vjeçarja ka kujtuar mbrëmjen e maturës, duke shtuar se modelja Bella Hadid i ka kopjuar fustanin e saj.

Të ngjashme