Rita në lidhje me aktorin e njohur

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora besohet se ka filluar lidhjen me aktorin Andrew Garfield.

Gazeta britanike “The Sun”, raporton se këngëtarja me prejardhje nga Kosova është në fazën fillestare të lidhjes me ish-aktorin e filmit “Spider-Man”, tre muaj pasi u nda nga Andrew Watt.

Një burim i ka thënë gazetës se këngëtarja u ka folur shokëve për romancën e re para një muaji ndërsa këto ditë janë nxehur gjërat mes saj dhe aktorit.

“Janë ditët e para [të lidhjes] por ata pëlqejnë njëri-tjetrin. Orari i angazhimeve i vështirëson gjërat, por kanë një lidhje të mirë”, ka thënë ky burim.

Rita në emisionin “Jonathan Ross Show” konfirmoi se është ndarë nga i dashuri i saj Andrew Watt.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme