Roberti zbulon rezultatin e analizës për Coronavirus

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Robert Berisha ka përfunduar ‘aventurën’ e tij 14-ditore në karantinë, përmes së cilës tërhoqi vëmendje që me të mbërrirë.

Berisha që u izolua në konvikt pas kthimit nga Amerika, përgjatë dy javëve nuk përtoi për asnjë moment që të bëjë atmosferë përmes videove të ndara nga konvikti numër 8.

E sot, ai ka marrë rezultatet e analizës.

Përmes rrjeteve sociale, Roberti ka treguar se ka rezultuar negativ me virusin sars-coV-2 dhe është lëshuar për në shtëpi këtë mëngjes.

Të ngjashme