Shkrimtarja britanike Hilary Mantel vdiq në moshën 70-vjeçare

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare Hilary Mantel, autorja britanike e cila dy herë fitoi çmimin Booker.

Shkrimtarja e njohur, e cila fitoi çmimin prestigjioz për dy nga librat në trilogjinë e saj “Wolf Hall”, vdiq në paqe të enjten e rrethuar nga familja dhe miqtë e ngushtë, shkruan CNN.

“Me pikëllim të madh njoftojmë se autorja Hilary Mantel vdiq papritur, por në paqe dje, e rrethuar nga familja e ngushtë dhe miqtë, në moshën 70-vjeçare”, tha agjenti i saj, Bill Heath.

Hilary Mantel ishte një nga romancieret më të njohura angleze të këtij shekulli.

Të ngjashme