Sinan Vllasaliu dhe Genc Prelvukaj publikojnë bashkëpunimin “Hallall e ke”

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar projekti më i ri nga dyshja Genc Prelvukaj dhe Sinan Vllasaliu.

“Hallall e ke” titullohet kënga e tyre më e re e cila u paralajmërua pak ditë më parë.

Kënga flet për një dashuri të humbur nga tradhëtia dhe intrigat e shumta të femrës sic portetizohet në këtë këngë.

Ajo u prit mjaft mirë nga publiku, ku që nga publikimi mori pëlqime dhe u shpërnda gjithandje.

E nuk ka se si kur bëhen bashkë një dyshe si Sinani e Genci.

Kjo nuk është kënga e vetme e dyshes, para disa vitesh ata publikuan edhe hitin “Falma një Jetë” e që pjesë e saj ishte edhe Milot Hasangjekaj sa ishte aktiv grupi Etnon.

Kënga numëron mbi 14 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube, e që të njejtin fat sipas Gencit pritet ta përcjell edhe bashkëpunimi i tyre i dytë.

Të ngjashme