Taulant Xhaka i jep fund beqarisë

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 17:52 | Nga

Mesfushori energjik i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka i ka dhënë fund beqarisë ditën e sotme.

Ai është fejuar me Arbnorën, një vajzë shqiptare, me të cilën ka postuar shpesh foto në rrjetet sociale kohët e fundit.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga vëllai i taulantit, Graniti, që ka postuar një foto në Instagram.

Më vonë, ka qenë edhe vetë numri 34 i Shqipërisë, që ka njoftuar në Instagram fejesën me Arbnorën.

Për të fejuarën e tij dihen ende shumë pak detaje, ndërsa përveç emrit, thuhet se edhe ajo është një shqiptare që jeton prej shumë vitesh në Zvicër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme