Vera Ora publikon fotografi me veshje tradicionale

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora tërhoqi vëmendjen e opinionin ndërkombëtar me veshjen e përzgjedhur në videoklipin e këngës “Bang”.

Shqiptarja e famshme në xhirimet e videos muzikore të bashkëpunimit me Imanbek, kishte zgjedhur veshje tradicionale, të cilat u përfolën shumë në media.

Me po këtë përzgjedhje, Rita e kishte uruar edhe përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa kësaj radhe, nëna e saj, Vera Ora, ka zgjedhur të publikojë disa fotografi në rrjetet sociale, në të cilat ka pozuar me veshje tradicionale.

“Tradicionalja më përshtatet mirë, faleminderit”, ka shkruar Vera në përshkrim. 

Të ngjashme