Ylli i “Queen’s Gambit” thotë se dëshiron të duket si elf

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Anya Taylor-Joy gjithmonë ka dashur të duket si elf.

Ylli i “Queen’s Gambit” është pyetur lidhur me “Lord of the Rings” të cilin ajo kishte thënë se e ka shikuar gjatë Krishtlindjes dhe nëse do të donte të ishte pjesë e asaj fantazie.

Anya ka pranuar se: “Sinqerisht, jam përpjekur të dukem si një elf gjatë tërë jetës time. Ky është qëllimi im numër një në jetë”.

24-vjeçarja tha se i është rikthyer filmave të Krishtlindjes për t’u ndjerë më pak e vetmuar gjatë festave të fundvitit.

“Për shumë prej nesh, Krishtlindja këtë vit ka qenë shumë ndryshe. Zakonisht kaloj Krishlindjen me familjen time por këtë vit isha vetëm”, tha ajo, transmeton FemaleFirst.

Ndërsa, thotë se për ta bërë veten të ndjehet më mirë, ka shikuar seritë e famshme të “Lord of the Rings”.

Të ngjashme