Kuota që Salah shënon sonte është qesharake

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 15:24 | Nga

Për të gjithë ata që ndeshjet e Ligës së Kampionëve, i shohin edhe si mundësi fitimi, përveç kënaqësisë sportive, atëherë kuotat e bastoreve janë indikator i rëndësishëm i asaj që mund të ndodhë në ndeshje.

Takimi i sontëm ndërmjet Liverpoolit dhe Romës është ngjarja kryesore sportive e ditës dhe Insporti ju sjell edhe kuotat e bastoreve dhe parashikimet për ndeshje, që janë publikuar në media të ndryshme në Evropë.

Kuota që Liverpoooli ta fitojë ndeshjen është 1,50 dhe ka qenë në ballinën e numrit të sotëm të Marcas.

Barazimi e ka kuotën 4,75, për të gjithë ata që besojnë se Roma mund të ndalë vendësit në Anfield.

Mirëpo, koncentrimi i të gjithëve, me të drejtë është tek super ylli i Liverpoolit Mo Salah. Kuota që Salah të shënojë në këtë ndeshje ëhstë 1,61, që të shënojë golin e parë në ndeshje është 3,1, kurse për ata që duan të rrezikojnë pak, kuota që Salah të shënojë het trik është 17,00 dhe në het trik insiston Evening Standard i Londrës.

Kuota që Firmino të shënojë është 3,4, kurse Edin Dzeko, sulmuesi boshnjak i Romës, për shënim në këtë ndeshje e ka kuotën 3,3.

Bastoret presin që në ndeshje të shënohen së paku dy gola, meqë kuota për më shumë se 1 gol në ndeshje është 1,5, kurse kuota që Liverpooli të fitojë 2:1 ose 2:0 është 7,5 gjegjësisht 8,0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme