Kurban Bajrami falet edhe në xhaminë e Cerajës në veri – imami me plis në kokë

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 06:15 | Nga Ekonomia Online

Si në krejt xhamitë, ceremoninë e namazit të kësaj feste myslimane e ka paraprirë falja e Sabahut në këtë objekt fetar në fshatin shqiptar të Leposaviqit.

Për të falur Bajramin, në ketë falëtore që u përurua dy muaj më parë, veç banorëve të Cerajës, Bistricës e Koshtovës, kanë ardhur edhe banorë të tjerë nga fshatrat përreth.

Faljen e Namazit e bëri imami që kishte të vendosur edhe plisin në kokë e besimtarët shprehën urimet e tyre për këtë festë duke dëshiruar të mira e begati për krejt besimtarët.

Për fund u dhanë edhe dhurata për më të vegjlit të përgatitura nga donatorë.

Të ngjashme