Pse flamuri amerikan është mbrapsht në uniformat e ushtrisë?

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Nëse i keni shikuar ndonjëherë ushtarët amerikanë, sigurisht se mund ta keni vërejtur që uniformat e tyre janë të mbushura me simbole.

Çdo simbol dhe dekorim është i vendosur me kujdes dhe për një arsye të veçantë.

Por, një gjë e veçantë rreth uniformave të Ushtrisë Amerikane është se shpesh njerëzit e kanë vërejtur se flamuri është i vendosur mbrapsht.

Siç edhe mund të mendoni, kjo vendosje e tillë ka një arsye.

Sipas Rregullit Ushtarak 670-1, thuhet: “Bandazhi i flamurit amerikan duhet të vendoset, në shpatullën e djathtë ose të majtë, në atë mënyrë që fusha e yjeve të jetë përpara, ose në anën e djathtë të flamurit”.

Kur vishet në këtë mënyrë, ai jep efektin e flamurit duke valuar, përderisa personi që e veshën ecën përpara./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme