Kurthi i Përçarjes Politike Shqiptare

Prishtinë | 11 Tet 2023 | 09:23 | Nga Shenoll Muharremi

Më së shumti na pengon dhe mbase na dëmton fakti që ende nuk jemi pjekur politikisht si shoqëri dhe etni që me i tejkalu mos-pajtimet në mënyrë të maturuar dhe me gjetë një kompromis dhe me bashkëpunu me njëri tjetrin. Ky fenomen është evident sistematikisht në histori dhe po na përcjellë edhe sot. Kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë duket se nuk po bashkërendohen deri me tani, se paku jo kualitatisvisht, së paku jo deri para Samitit të Tiranës me 16 tetor.

Kryeministri i Shqipërisë me opozitën atje nuk merren vesh asesi. Ngjashëm në Kosovë, pushteti dhe opozita në Kosovë nuk flasin shumë dhe luftojnë ashpër mes vete. Pastaj edhe opozita nuk duket që flet shumë mes veti këtu në Kosovë, përveq kur ata i bashkërendon një forcë e fuqishme e jashtme. Në të kaluarën pacifistët me luftëtarët vepruan ngjashëm… Ka edhe raste kur brenda një partie nuk flasin dhe ka polarizime të skajshme. Në parim, është një rreth vicioz historik që ende nuk po dalim por që duhet të hakojmë dhe modifikojmë këtë kod dhe shofim si të ndryshojmë këtë patern.

Nuk është fundi i botës por kjo e dëmton dukshëm pozicionin tonë edhe andje edhe këndej kufirit përfshi përbrenda dy vendeve. Nuk është fenomen specifik me Shqiptarët, më shumë ka të bëjë ndoshta me kushtet socio-ekonomike dhe kulitetin e arsmit dhe shkencës. Izolimin, mendor dhe fizik, gjithashtu.. përfshi kulturën sadopak. Në Afrikë ka disa vende që ky fenomen ka eskaluar në lufta civile ku aktualisht lutohet me njëri tjetrin edhe përmes nishanit. Aty ku ka varfëri dhe nuk ka mirëqenie dhe mundësi të theksuara, aty ka mos-pajtime më shumë. Ne duhet të gjejmë menyra dhe metoda t’i thejmë këto bariera dhe të tejkalojmë këtë fazë zhvillimore si shoqëri dhe etni.

Kompromisi është shumë esencial në këtë kontekst. Ti nuk pajtohesh, por gjenë një kompromis të lëvizësh nga pozicionet e kundërta dhe mos-pajtimet. A e kemi mësuar ne ende shkathësinë e të bërit kompromis? Ndoshta jo aq shumë, për shkak se ajo nuk po ndodhë. Shumica e mos-pajtimeve janë bërë nga injoranca dhe egoja ndoshta. Shumica e mos-pajtimeve nuk kanë logjkë dhe kuptim. Nuk ka dyshim që kompromisi sjellë rezultate më të mira sesa mos-pajtimi dhe në raste ekstreme lufta. Atëherë pse nuk e aplikojnë kompromisin? Për shkak të krenarisë së tepruar gjithashtu.

Sa më pak di, ndoshta je aq më shumë krenar dhe më i bindur. Injoranca sjellë edhe vet-besim të tepruar dhe kështu arsyeja mundet nga egoja. Ndoshta edhe toleranca ka një rol shumë domethënës në këtë aspekt. Ne duhet të kemi tolerancë të pranojmë atë që nuk na pëlqen dhe nuk e duam. Të bashkëjetojmë, punojmë e ndërtojmë të ardhmën me gjëra që nuk na përqejnë për një të mirë më të madhe të përbashkët.

Ndoshta edhe pozicionet ekstreme të skajshme që krijojmë mes vete janë edhe rezultat i ekonomisë apo faktit që njerëzit nuk kanë çfarë të humbasin. Ndoshta ne njëherë duhet të krijojmë një vlerë ekonomike dhe stabilitet fillimisht që pastaj ta ruajmë atë më me zell e dedikim. Ndoshta ende nuk kami çfarë të humbasin, ashtu duket sipërfaqësisht, me kaq pak mirëqenie në rajon. Kështu, duke pasur mirëqenie të kufizuar, ne nuk po e menaxhojnë si duhet edhe rrezikun rreth ardhmërisë dhe po luajnë me fatin tonë sikur në kasino.

Mesiguri ka shumë arsye tjera që nuk janë specifike por lidhen me ambientin socio-ekonomik dhe gjendjen e përgjithshme të mungesës së sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit. Duhet të adresojmë këtë dhe të shofim si të dalim nga ky rreth vicioz. Të fillojmë të krijojmë numrin e parë dhe gjeneratën e parë të politikanëve që fillojnë të mësojnë thelbësisht dhe aplikojnë shkathësinë e kompromistit për një të ardhme më të mirë. Por ndoshta paralelisht duhet të angazhohemi të kriojmë më shumë vlerë dhe mirëqenie ekonomike që të kemi çfarë të ruajmë, rrjedhimisht të na ‘detyroj’ të bëhemi më tolerant ndaj tjetrit dhe të bëjmë kompromiset e nevojshme për një të ardhme më të mirë.

Të ngjashme