Kurti: Ambasadorëve të QUINT-it ua thamë vendimin e ri, do të konsultohen me kryeqendrat e tyre

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 18:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje pas takimit që pati me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në lidhje me vendimin e ri të qeverisë në lidhje me targat.

Ai tha se pas prezantimit të qëndrimit të qeverisë së Kosovës në lidhje me targat, ambasadorët patën pyetje dhe pas kësaj, sipas Kurtit, ata thanë se duhet të konsultohen me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë çështje.

“Së bashku me ministrin Sveçla, me dy zëvendëskryeministrat kemi takuar pesë ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së dhe me atë rast ua prezantuam qëndrimin tonë.”

“Natyrisht që qëndrimi, ideja e tyre ka qenë gjithçka të spostohet në kohë për më shumë muaj, por ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë”.

“Ata nuk e dinin këtë propozim tonin paraprakisht, patën disa pyetje dhe më pastaj thanë se ju nevojitet me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë vendim tonin i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se tashmë në lidhje me vendimin janë të njoftuara dhe kryeqendrat e shteteve aleate të Kosovës dhe ato mund t’i thonë udhëzimet që mund t’i kenë në lidhje me këtë çështje.

LEXO EDHE:

Të ngjashme