Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të fillojë seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit, raporton Ekonomia Online.
Ai është parë i buzëqeshur dhe me telefon në dorë, derisa në hyrje të Kuvendit ka përshëndetur disa deputetë që po qëndronin jashtë objektit të Kuvendit.