Kurti bën homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies së tij

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 12:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka bërë homazhe pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies së tij, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Kurti tha se Bahri Fazliu ra në një ballafaqim të rreptë me forcat serbe.

“Sot më 7 maj janë mbushur 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Bahri Fazliut- Gëzimit. Ai u vra në betejë, ballafaqim me forcat armike serbe në vendin i cili ndodhet në kufi të Kosovës edhe me Shqipërinë edhe me Malin e Zi. Pra një vend domethënës i cili është në përputhje edhe me idealet e Bahri Fazliut, për çlirim e bashkim kombëtar. Bahri Fazliu është jo vetëm dëshmor i kombit por edhe veprimtar, artist këngëtar poet i cili ka lënë shumë shkrime, poezi të cilave nuk ju mbaron aktualiteti sepse ato tregojnë qysh liria është më e vlefshme më e shtrenjtë se jeta kundër padrejtësive dhe robërisë së okupatorëve”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kurti ka shtuar se e sot po bëjnë nderime siq ka thënë ai, duke mos harruar asnjëherë se punën më të madhe më të rëndë më të vështirë e kanë kryer dëshmorët e kombit.

“Andaj edhe sot me bashkëpunëtorët e Bahri Fazliut, me familjarët e tij me ministra, qytetarë e aktivistë vijmë dhe bëjmë nderime këtu duke mos harruar asnjëherë se punën më të madhe më të rëndë më të vështirë e kanë kryer dëshmorët e kombit. Edhe ne e kemi shumë të rëndësishme, por këto janë gjë e vogël, gjithsesi në rrugën të cilën e kanë shtruar me gjakun e tyre dhe prej nga ne sot e kemi lirinë”, ka thënë Kurti.

“Lavdi Bahriut e të gjithë dëshmorve”, përfundoi ai.

Të ngjashme