Kurti: Kemi nevojë për ndihmën e ndërkombëtarëve, megjithëse qytetarët e kanë kuptuar se ata që integrohen jetojnë më mirë

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 16:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, në Forumin Strategjik të Bledit, ka thënë se Kosova ka nevojë për qetësim tensionesh e deeskalim të situatës në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Për këtë, ai ka kërkuar ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Megjithatë, ai ka thënë se beson që “njerëzit në Kosovë e kanë kuptuar se ata që integrohen jetojnë më mirë”.

Në një panel diskutimi, në kuadër të këtij forumi, Kurti ka theksuar se që dy muaj nuk ka pasur akte të dhunshme në veri të vendit e se prezenca e Policisë atje është ulur për gjysmë.

Tutje, Kurti ka thënë se pret zgjedhje të parakohshme e demokratike.

“Në Kosovë ne e kemi rritur buxhetin për shëndetësi, agrikulturë dhe mbrojtje. Mendoj se në pak kohë ne do mund të bëhemi anëtarë të BE-së”.

“Ne kemi nevojë për deeskalim për të qetësuar tensionet, tash e dy muaj në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur akte të dhunshme ose incidente në protesta. Kemi reduktuar dy herë nga 25% prezencën e Policisë së Kosovës në objektet komunale dhe pres që të kemi zgjedhje të parakohshme në komunat veriore dhe shpresoj që të ketë fushatë të drejtë dhe demokratike”.

“Kemi nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, por besoj se njerëzit në Kosovë e kanë kuptuar se ata që integrohen jetojnë më mirë, kështu që integrimi është diçka fitimprurës për qytetarët dhe ne jemi aty që të sigurojmë të drejta për të gjithë. Kemi bërë shumë që të sigurojmë të drejta për të gjithë”.

Të ngjashme