Kurti kthehet sot nga Shqipëria, prite ta vizitojë Prekazin

Prishtinë | 28 Nën 2023 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Shqipëria që ishte paradite për nder të Festës së Flamurit, nderimet do t’i vazhdojë sonte në Prekaz.

Kështu konfimron Zyra e tij, e cila ka njoftuar se kryeministri në orën 18:30, do të bëjë homazhë në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së 28 Nëntorit, bën homazhe në​ Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz. VENDI: Kompleksi Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz. KOHA: 18:30”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në mëngjes, homazhe në Prekaz kanë bërë presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca, derisa Kurti ka qenë në Vlorë.

Të ngjashme