Kurti në trevjetorin e Qeverisë: Kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur

Prishtinë | 22 Mar 2024 | 15:27 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kurti në trevjetorin e Qeverisë: Kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë krenarë për arritjen e Qeverisë së tij në trevjetorin e qeverisjes, raporton Ekonomia Online.

Në konferencë për medie ku ka shpalosur punën trevjeçare të tij si kryeministër, Kurti tha se ka pasur punësim të të rinjve e formalizim të ekonomisë.

Kurti tha se falë mbështetjes së masave të ndërmarra nga Qeveria, mbi 30 mijë gra janë punësuar.

“Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenar dhe ballëhapur. Punësimi është më i lartë seç ka qenë ndonjëherë, kemi dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës, mbi 30 mijë gra më shumë kanë vende pune përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Në këtë mes ka edhe formalizma të punësimit, por formalizmi i ekonomisë është përpjekje vazhdueshme e qeverive dhe kur aj ndodh është poashtu sukses i Qeverisë”, u shpreh Kurti.

Shefi i ekzekutivit tha se raporti import-eksport është përmirësuar gjatë tri vjetëve të fundit. Sipas tij nga 1:9 sa ishte në vitin 2019, raporti aktualisht është 1:6.

“E kemi zbutur hendekun e raportit eksport-import, sepse kemi nxitur dhe kemi përkrahur ekonominë vendore, nga një me nëntë sa ishte, tash është një më gjashtë. Gjatë kësaj kohe qarkullimi i bizneseve është rritur nga 12.5 miliardë sa ishte në vitin 2019, në 11.76 miliard në vitin 2023, pra ngritje prej 57 për qind. Ka më shumë sundim të ligjit, korrupsioni po luftohet. Eliminimi tij varet nga prokuroria dhe gjyqësori”, u shpreh tutje Kurti.

Sipas kryeministrit Kurti, mbi 125 milionë euro “Qeveria ia ka kursyer Kosovës”.

“Në veri është rritur ligjshmëria”, tha tutje ai.

Në sektorin e energjisë, tha Kurti, “kemi shënuar hapa historik”.

“Formuan edhe Koorporatën e Ruajtes së Energjisë”, tha ai.

Kurti, foli pak edhe për sigurinë.

“Ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur. Në Kazerma ka mbi 1 mijë ushtarë më shumë e 600 rekrutë të ri”, tha Kurti.

Kurti tha se edhe në shëndetësi, “Kosova tash i ka punët më mirë”.

Për sport, Kurti ka thënë se “po bëhen investime kapitale”.

Edhe sa i përket trashëgimisë kulturore, Kurti tha se Kosova po punon me hapa të shpejtë.

Kurti ka folur edhe për rrugët që akoma nuk kanë përfunduar, përfshirë atë në rrugën Gjilan-Prishtinë.

“Do t’i përfundojmë punët që qeverisjet e kaluara i lanë keq dhe në gjysmë”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme