Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e pavarësisë së Shqipërisë

Prishtinë | 28 Nën 2023 | 10:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shënim të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përkrah Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit dhe bëri homazhe në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë.

Kryeministri Kurti ua uroi të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, këtë festë të madhe të flamurit e të lirisë, të pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, kudo që janë në Ballkan, e në mërgatë, në botë.

Teksa theksoi se sot është ditë pushimi dhe feste, ai nga qyteti i Vlorës tha se çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, të Ismail Qemalit nga Vlora, e të Adem Jasharit nga Prekazi.

“Ne ishim këtu për të bërë nderime në Vlorë me krerët institucionalë të shtetit shqiptar dhe pasdite do të jemi në Kosovë, për të bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në krye me kryekomandantin Adem Jashari”, tha kryeministri Kurti.

Aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit, kësaj date themeltare të identitetit kombëtar shqiptar, kryeministri Kurti tha se do t’i vazhdojnë edhe nesër.

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, këtë festë të madhe të flamurit e të lirisë, të pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, kudo që janë në Ballkan, e në mërgatë, në botë.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Sot është ditë pushimi dhe feste, e çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, të Ismail Qemalit nga Vlora, e të Adem Jasharit nga Prekazi.


Ne ishim këtu për të bërë nderime në Vlorë me krerët institucionalë të shtetit shqiptar dhe pasdite do të jemi në Kosovë, për të bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në krye me kryekomandantin Adem Jashari.

Dje kishim ditën e ushtrisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe për shkak se të gjithë këto aktivitet nuk mund t’i vendosim në një ditë, do të vazhdojmë edhe nesër me ngjarje të ndryshme kulturore, artistike për nder të 28 Nëntorit, kësaj date themeltare të identitetit kombëtar shqiptar.  

Të ngjashme