Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se është nominuar si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
“Qytetarë të Republikës, mërgatë e dashur, anëtarë e aktivistë të Lëvizjes sonë, jam i nderuar për nominimin si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim, e do të qeverisim me nder e përulësi”, ka shkruar ai.